DOSJA/ Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel

DOSJA/ Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel

Një dosje sigurie e publikuar nga mediat spanjolle ka zbuluar një sërë incidentesh dhe kërcënimesh të regjistruara gjatë zhvillimit të Kupës së Botës, ku mes personave të përmendur si objektiva të mundshëm kanë qenë edhe yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Dokumenti përfshin raste të ndryshme që kanë vënë në alarm autoritetet, duke nisur nga kërcënimet për sulme me eksplozivë deri te tentativa për të cenuar sigurinë e ekipeve dhe lojtarëve. Një nga episodet më serioze lidhej me kombëtaren e Argjentinës. Para ndeshjes ndaj Jordanisë, një person telefonoi në aeroportin e Dallasit duke pretenduar se do të kryente një sulm në stadium me bomba artizanale dhe armë zjarri. Sipas raportimeve, në kërcënim u përmend edhe emri i Lionel Messit. Një tjetër incident...