Do të luajë 2.240 metra mbi nivelin e detit, FIFA lejon Anglinë të përdorë Viagra përpara Meksikës

Do të luajë 2.240 metra mbi nivelin e detit, FIFA lejon Anglinë të përdorë Viagra përpara Meksikës

4 Korrik 2026 11:04 Alfred Lleshi Harry Kane dhe Anglia përballen me një sfidë të madhe në Botërorin 2026, ndaj FIFA po i lejon “Tre Luanët” të përdorin Viagra për ta përballuar atë. Anglia është një nga kombëtaret kryesore që ka mbetur në garë në fazën e 1/8 finale, por skuadra e Thomas Tuchel përballet me një detyrë të vështirë, pasi do të udhëtojë në Meksikë për të luajtur ndaj vendasve në 2.240 metra mbi nivelin e detit. Stadiumi “Estadio Azteca” në Mexico City është i njohur për vështirësitë për shkak të lartësisë mbi nivelin e detit, ku mbushja me frymë (oksigjen) është mjaft e vështirë. Sipas raportimeve, FIFA ka dhënë leje që lojtarët të përdorin Viagra për t’i ndihmuar me lodhjen dhe efektet e lartësisë....