“Djajtë e Kuq” i hapin derën Juventusit për Zirkzee, por i vendosin një kusht ‘Zonjës së Vjetër’
Juventusi është në kërkim të një sulmuesi. Pasi përfundoi transferimin e Randal Kolo Muanit nga PSG, drejtuesit e klubit po punojnë për t’i dhuruar trajnerit Spalletti edhe një përforcim. Në orët e fundit, bardhezinjtë kanë intensifikuar kontaktet me agjentin e Joshua Zirkzee dhe me Manchester United. Risia është se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e sulmuesit holandez në formë huazimi. Zirkzee është një lojtar shumë i vlerësuar nga Massara, i cili e kishte kërkuar edhe në kohën kur ishte drejtues te Roma. Formula e marrëveshjes – Që Zirkzee të transferohet në Torino, Juventusi duhet fillimisht të largojë një sulmues nga skuadra. Aktualisht, kandidatët kryesorë për t’u larguar janë Jonathan David dhe Arek Milik. David ka një peshë më të madhe financiare...
Burimi:
ntv.al