Disiplina “shkund” Elbasanin prag ndeshjes me Dinamon, nuk kursen as Besën me Luftëtarin (Vendimet)
Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur dhe vendimet për ditën e sotme, të lidhura me javën futbollistike në vend. Këto vendime lidhnen me Superioren dhe futbollin e moshave Kështu, Elbasani është ndëshkuar për sjelljen e gabuar të tifozëve, duke marrë dhe një gjobë të majme prej 1 milionë lekësh të vjetra. Po ashtu, masë të “ashpër” ka marrë dhe Besa e Kavajës për moshat U-19, duke u gjobitur me të njëjtën masë, si dhe humbet ndeshjen në tavolinë përballë Pogradecit me rezultatin 0-3. Të njëjtin fat ka pësuar dhe Luftëtari i moshave U-17 ndaj Pogradecit U-17. Vendimi për t’u tërhequr nga zhvillimi i ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë më shumë se një herë nuk është toleruar nga Etika...
Burimi:
sot.com.al