CR7 dominon listën e “Forbes”, Messi i treti. Publikohen sportistët më të paguar në planet
23 Maj 2026 11:03 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë sportisti më i paguar në botë. Sipas renditjes së publikuar nga “Forbes”, portugezi ka fituar plot 300 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, duke kryesuar për të katërtin vit radhazi dhe për herë të gjashtë në total, aq sa Michael Jordan. Kalimi i CR7 tek Al-Nassr në Arabinë Saudite i ka ndryshuar totalisht shifrat, vetëm paga e tij kap 235 milionë dollarë në vit. Në vendin e dytë renditet Canelo Alvarez me 170 milionë dollarë, ndërsa Lionel Messi mban vendin e tretë me 140 milionë, të ndara mes të ardhurave në fushë dhe sponsorizimeve. Në “top 10” bëjnë pjesë edhe LeBron James (137.8 milionë), Shohei Ohtani (127.6), Stephen Curry (124.7), Jon Rahm (107), Karim Benzema...
Burimi:
telesport.al