Conte: Po pres ende të mësoj të ardhmen, askush nuk më ka kontaktuar për stolin e Italisë

Conte: Po pres ende të mësoj të ardhmen, askush nuk më ka kontaktuar për stolin e Italisë

20 Korrik 2026 12:00 Telesport “Tani jam mirë dhe shumë i qetë. Të kesh kaluar dy vite të mrekullueshme më ka mbushur me gëzim dhe kënaqësi të madhe dhe më ka dhënë shumë në nivel njerëzor. Napoli më ka dhënë shumë.” Antonio Conte reflektoi mbi lamtumirën e tij me Napoli: “Tani jam shumë i qetë, po shijoj familjen dhe pushimet e mia. Jam dikush që shpenzon shumë energji kur punoj dhe e kuptoj se ndonjëherë duhet të rikuperohem”. Duke folur për të ardhmen dhe faktin se mund të drejtojë sërish kombëtaren e Italisë, ai tha: “Po pres. Nuk më kanë kontaktuar kurrë. Përvoja ime si trajner ishte e mrekullueshme. Isha i trishtuar kur u largova; u ndamë me lot në sy dhe ishte një kujtim...