Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë
Drita barazoi në sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League, me rezultatin 1-1 në transfertë ndaj skuadrës malteze, Floriana. Të dy golat u shënuan në fundin e takimit, duke lënë që kualifikimi të vendoset në ndeshjen e kthimit në Prishtinë. Në pjesën e parë, Drita krijoi më shumë volum loje por nuk pati gola në 45 minuat e para. Në pjesën e dytë skuadrat sulmuan më shumë, ku u shënuan edhe golat e takimit. Në minutën e 97-të, Balaj realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë duke i dhënë avantazhin skuadrës kosovare. Teksa Drita po shkonte drejt një fitoreje të rëndësishme, ekipi vendas maltez barazoi rezultatin “in extremis”. Në minutën e 102-të, Drina shënoi golin e barazimit për Florianën. Sfida u mbyll...
Burimi:
javanews.al