Chivu para derbit miqësor: Trofetë e gushtit nuk vlejnë asgjë, dua të shoh rritjen e ekipit

Chivu para derbit miqësor: Trofetë e gushtit nuk vlejnë asgjë, dua të shoh rritjen e ekipit

4 Gusht 2026 10:19 Alfred Lleshi Në prag të derbit të parë të sezonit ndaj Milanit në Perth të Australisë, trajneri i Interit, Cristian Chivu, thekson se objektivi nuk janë trofetë miqësorë, por përmirësimi i skuadrës: “Unë jam trajneri dhe duhet të shqetësohem për të gjetur gjendjen më të mirë të lojtarëve të mi për debutimin në kampionat. Ajo e nesërmja është një miqësore dhe trofetë e gushtit nuk vlejnë asgjë”. Ai shtoi: “Dua të shoh rritje, nga ana fizike dhe e gjendjes. Flas për parimet e lojës, si ta përballojmë dhe menaxhojmë ndeshjen, si të jemi konkurrues dhe dominues, por edhe të përshtatemi me forcën e kundërshtarëve”. Për Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, që janë ende me pushime pas Botërorit, Chivu tha: “Dyshoj se...