Celtic triumfon në “The Old Firm Derby” dhe rikthehet fuqishëm në garë për titullin, dy javë para fundit (video)
Celtic ka fituar 3-1 ndaj Rangers në derbin e fundit mes tyre për këtë sezon në Premierligën Skoceze. Përballja mes dy ekipeve kryesore të Skocisë, e njohur ndryshe si “The Old Firm Derby” ka dhuruar spektakël dhe emocione nga minuta e parë deri në fund. Derbi u zhbllokua që në minutën e 9-të, ku 18-vjeçari anglez, Mikey Moore, kaloi në avantazh Rangers. Celtic barazon shifrat në minutën e 23-të me mesfushorin koreno-jugor, Hyun-Jun Yang. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në pjesën e dytë, protagonisti kryesor ishte sulmuesi japonez Daizen Maeda, me dy gola të shënuar. Fillimisht, në minutën e 53-të, Maeda dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi brenda në zonë nga Kieran Tierney. SHIKOGOLIN Në minutën e 57-të, Maeda realizoi një gol spektakolar me...
Burimi:
telesport.al