Carrick: Një nga vendimet më të këqija që kam parë nga një gjyqtar, po penalizohemi
Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja që skuadra e tij pësoi dje në shtëpi nga Leeds. Një humbje që sipas tij erdhi si pasojë e vendimeve të gjyqtarit (djajtë e kuq e mbyllën me 10 lojtarë). “Nuk e nisëm ndeshjen mirë. Pranuam gol, i cili erdhi pasi Leny Yoro pësoi një goditje me parakrah në pjesën e pasme të kokës. Nuk kishim ritmin e duhur, nuk u përshtatëm. Patëm disa momente, por nuk ishin aty për pjesë të mëdha të pjesës së parë”, tha Carrick. “Mendova se djemtë qëndruan pozitivë dhe luftuan për gjithçka në pjesën e dytë, pas një vendimi tronditës për të përjashtuar Lisandro Martinez. Këto janë dy ndeshje radhazi që kemi pasur këto vendime kundër nesh,...
Burimi:
telesport.al