Carrick do të largohet, një gjerman është i preferuari i drejtuesve të Man. United për të qenë trajneri i ri

Carrick do të largohet, një gjerman është i preferuari i drejtuesve të Man. United për të qenë trajneri i ri

15 Prill 2026 19:26 Telesport Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Michael Carrick do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Manchester United, pavarësisht se ka bërë një punë për t’u vlerësuar, duke ditur gjendjen dhe situatën në të cilën mori drejtimin e ekipit. Mediet angleze zbulojnë se i preferuari i drejtuesve të “Djajve të Kuq” për t’i besuar postin e trajnerit të ri është Julian Nagelsmann. 38-vjeçari për momentin është i fokusuar te Botërori me Gjermaninë, por sipas të gjitha gjasave aventura e tij me 4 herë kampionët e Botës do të mbyllet menjëherë pas Kupës së Botës. Nagelsmann njihet për mprehtësinë taktike, përkushtimin për zhvillimin e talenteve të reja dhe përvojën e tij në klubet e nivelit të lartë,...