Pas mbylljes së sezonit, Bayerni i Mynihut nis punën për rinovimin me Harry Kane

Pas mbylljes së sezonit, Bayerni i Mynihut nis punën për rinovimin me Harry Kane

Bundesliga uli siparin e saj në fundjavën që sapo u mbyll dhe tani Bayerni i Mynihut po fokusohet te rinovimet me futbollistët e tij dhe planifikimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një prej emrave që po përmendet më shumë është ai i Harry Kane, që është një element shumë i rëndësishëm për kampionët e Gjermanisë. Sulmuesi anglez pati një sezon të shkëlqyer duke shënuar 36 gola dhe dhënë 5 asist në kampionatin gjerman dhe është shumë pranë fitores së trofeut të Këpucës së Artë dhe tani objektivi i radhës i tij është të fitojë Botërorin me Anglinë. Bayerni i Mynihut e mori Harry Kane nga Tottenham në vitin 2023 për 95 milionë euro dhe drejtuesit e klubit janë shumë të kënaqur me rendimentin e...