Kohë lamtumirash te Bayerni, kampionët e Gjermanisë përshëndesin Leon Goretzka, Raphaël Guerreiro dhe Nicolas Jackson
Kjo e dielë ishte dita e ngritjes së trofeut të kampionit të Bundesligës, por edhe e lamtumirave për Bayernin e Mynihut. Klubi bavarez përshëndeti 3 prej futbollistëve të tij; Leon Goretzka, Raphaël Guerreiro dhe Nicolas Jackson të cilëve iu rezervua një ceremoni e shkurtër lamtumire përpara ndeshjes së fundit të kampionatit me Këlnin. Leon Goretzka i thotë lamtumirë Bayernit pas 8 sezonesh dhe me një palmares për t’u pasur zili. Gjatë këtyre 8 sezoneve, ai ka fituar 15 trofe në total duke përfshirë edhe ‘gjashtëshen’ e trofeve në vitin 2020. Futbollisti 31 vjeçar ka qenë një element kyç i mesfushës së Bayernit në epokën më të lavdishme të tij. Përpara asaj me Këlni n, Goretzka kishte 310 ndeshje të luajtura me fanelën e Bayernit të...
Burimi:
top-channel.tv