Jo birra dhe salçiçe, protesta e tifozëve të Moenchengladbach për të ‘bojkotuar’ Leipzigun

Jo birra dhe salçiçe, protesta e tifozëve të Moenchengladbach për të ‘bojkotuar’ Leipzigun

Tifozët e Borussia Moenchengladbach kanë vendosur të bëjnë një protestë jo të zakonshme kundër Leipzigut; nuk ka konsumime birre dhe salçiçesh në stadium për të goditur ekonomikisht klubin kundërshtar. Nisma është ndërmarrë nga shoqata e tifozëve Fpmg në prag të ndeshjes së kësaj të shtune me një apel të qartë; të evitohet çfarëdo lloj konsumi brenda impiantit. Objektivi është që të reduktohen sa më shumë të ardhurat e gjeneruara direkt për Leipzigun që konsiderohet nga një pjesë e tifozerisë si model në kundërshtim me vlerat tradicionale të futbollit. Protesta përfshihet në një kontestacion tashmë të konsoliduar kundër klubit sakson; gjatë ndeshjeve, tifozët e Moenchengladbach fërshëllejnë sistematikisht skuadrën e Leipzigut kur kanë topin në zotërim ën 19 minutat e para. Bojkoti i kateringut nuk është i...