Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Situata u përshkallëzua jashtë stadiumit pak para nisjes së takimit, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit. Incidente të rënda shpërthyen jashtë “Allianz Arena” pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Bayern Munich dhe Stuttgart, e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligës. Autoritetet, duke parë që situata po dilte jashtë kontrollit, kryen rreth 100 arrestime, sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild”. Më konkretisht, tensionet nisën kur tifozët miq u nisën drejt sektorit të tifozëve vendas, gjë që solli përleshje fizike mes palëve. Policia u detyrua të përdorte tymuese për të shpërndarë turmën dhe për të izoluar vatrat e dhunës, duke shoqëruar në polici dhjetëra persona të përfshirë në trazira. Top Channel