Historike në Bundesligë, një grua bëhet trajnerja e skuadrës së elitës në futbollin gjerman

Historike në Bundesligë, një grua bëhet trajnerja e skuadrës së elitës në futbollin gjerman

Union Berlin hyn në historinë e futbollit gjerman duke emëruar Marie-Louise Eta si trajneren e parë të skuadrës së meshkujve në Bundesligë me synimit për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman. Trajnerja 34 vjeçare merr vendin e Steffen Baumgart të shkarkuar bashkë me asistentët e tij Danilo De Souza dhe Kevin McKenna pas humbjes 3-1 në fushën e Heidenheim, skuadrës së vendit të fundit në klasifikim Njoftimi zyrtar erdhi pak pas mesnate. Eta, që deri tani kishte drejtuar skuadrën e meshkujve U19, ishte caktuar në fillim të këtij muaji si trajnerja e ardhshme e skuadrës së vajzave të klubit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Tani ajo do të ketë 5 ndeshje në dispozicion për të mbajtur Union Berlin në Bundesligë. Marie-Louise Eta...