Fyerje seksiste në drejtim të trajneres së Union Berlin, reagon klubi: Është e turpshme
Përpara dy ditësh Union Berlin konfirmoi Marie Louise Eta në pankinën e skuadrës së parë duke u bërë e para trajnere grua në të 5 ligat e rëndësishme evropiane që drejton një skuadër meshkujsh. Dhe shumë shpejt në llogarinë e klubit gjerman në rrjetet sociale vërshuan fyerjet seksiste në drejtim të saj. Kjo solli edhe reagimin e Union Berlin që i dënoi në mënyrë kategorike këto fyerje të turpshme ‘Thjesht është e turpshme, i kemi parë, por refuzoj të lexoj apo qoftë edhe të ekspozohem ndaj këtyre budallallëqeve-tha Drejtori Sportiv i klubit Horst Heldt për BBC-sepse për mua me Eta flitet për kualitet dhe lidership. Kemi besim të plotë te Louise, një bindje absolute. Më duket absurde që të përballet më një situatë të tillë...
Burimi:
top-channel.tv