Bundesliga ul siparin, Bayern e mbyll me fitore me manita, jepen të gjitha verdiktet
Bayerni i Mynihut e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Bundesligën gjermane. Skuadra bavareze që prej pak javësh e siguroi matematikisht titullin e saj kampion të Gjermanisë, fitoi në ndeshjen e fundit ndaj Këlnit me një manita, 5-1 për të mbyllur kampionatin me plot 122 gola të shënuar, nga të cilët 36 i ka shënuar vetëm Harry Kane dhe me një golavarazh +86, shifra këto që tregojnë dominimin total të skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany. Në ditën e lamtumiurës së Goretzkës, Guerreiros dhe Nicolas Jackson, Bayerni nuk pati mëshirë për Këlnin teksa shënoi 5 herë, me Harry Kane që shënoi një tregolësh, ndërkohe që gjetën rrugën e rrjetës edhe Tom Bischof dhe pikërisht Nicolas Jackson për t’i dhënë lamtumirën skuadrës...
Burimi:
top-channel.tv