Bundesliga/Bayern i Mynihut nuk fal, fitore me përmbysje në transfertën e Freiburg
Bayerni i Mynihut nuk fal në Bundesligën gjermane dhe bën një tjetër hap drejt titullit të radhës kampion. Në ndeshjen e javës së 28, skuadra bavareze iu imponua Freiburgut në fushën e këtij të fundit duke e mundur me rezultatin 3-2. Ishte kjo një fitore e arritur me përmbysje në rezultat dhe historitë e saj u shkruan në pjesën e dytë pasi 45 minutat e para u mbyllën 0-0. Freiburg mori avantazhin e dyfishtë teksa në minutën e 46 dhe të 71 arriti të shënojë respektiuvitsht me Manzabi dhe Hoeler. Me rezultatin 2-0 në favor, u duk se Freiburg e kishte gjunjëzuar Bayernin, por ky i fundit reagoi dhe në fazat e fundit të ndeshjes përmbysi gjithçka. Tom Bischof në minutën e 81 dhe të...
Burimi:
top-channel.tv