Bundesliga/ Bayern feston titullin me një fitore me përmbysje ndaj Mainz
Bayerni i Mynihut festoi me një fitore të çmendur titullin kampion të Bundesligës. Skuadra bavareze arriti të mposhtë me përmbysje Mainzin në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 4-3, duke i dhënë kështu edhe një mesazh Paris Saint Germainit për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Pjesa e parë ishte një katastrofë për të besuarit e Vincent Kompany që e mbyllën atë me disavantazhin 3-0 me Mainz që i ndëshkoi ata me golat e Kohr, Nebel dhe Becker të shënuar respektivisht në minutat 15, 29 dhe 47. Pas pushimit të ndeshjes u pa një tjetër Bayern që shpërtheu duke realizuar një përmbysje të çmendur duke shëniuar 4 herë. Një seri golash që nisi me atë të Nicolas Jackson, për të vijuar me te Michael...
Burimi:
top-channel.tv