Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë pas fitores me goleadë ndaj Stuttgartit

Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë pas fitores me goleadë ndaj Stuttgartit

Bayern Munich nuk di të ndalet dhe konfirmon edhe një herë dominimin e tij absolut në futbollin gjerman. Bavarezëve u mjaftonte vetëm një pikë përballë Stuttgartit për të siguruar matematikisht titullin kampion të Bundesligës, por ata zgjodhën ta festonin këtë arritje me një spektakël të vërtetë përpara tifozëve të tyre në “Allianz Arena”. Skuadra bavareze tregoi forcën e saj të frikshme duke e mbyllur takimin me rezultatin e thellë. Gjithësesi barazpesha fillestare u thye pikërisht nga miqt të cilët në minutën e 21-të kaluan në avantazh me Furich. Por brenda 10 minutave lojë, saktësisht në të 31-tën Guerriero dhe më pas 2 minuta më vonë Jackson, kaloi skuadrën e Kompany në avantazh. Pas rreth 5 minutash të tjera Davies shënoi edhe golin e tretë si...