Bayern Munchen me mendjen te gjysmëfinalja kundër PSG, ndalet nga vendi i fundit në kampionat

Bayern Munchen me mendjen te gjysmëfinalja kundër PSG, ndalet nga vendi i fundit në kampionat

Bayern Munchen, që e ka mbyllur prej kohësh çështjen e fitimit të titullit, është ndalur ditën e sotme nga vendi i fundit i Heidenheim me shifrat 3-3. Ashtu siç pritej, bavarezët në këtë ndeshje aktivizuan lojtarët e stolit, me mendjen te gjysmëfinalja e dytë ndaj PSG. Ndeshja nisi keq për Bayern, duke pësuar dy gola në minutat 22 dhe 31. Më pas bavarezët arritën të barazojnë me dy gola të Goretzkës, por Zivzivadze tundi sërish rrjetën në të 76-ën për 2-3. Në sekondat e fundit Bayern arriti te fiksonte shifrat në 3-3 pas një autogoli të lojtarit me origjinë nga Kosova, Diant Ramaj. Bayern Munchen-Heidenheim 3-3Golat: Goretzka 57’, 44’, Ramaj (a.g.) 90+10’/ Zivzivadze 22’, 76’, Dinkçi 31’ Top Channel