Bayern është i pamëshirshëm, shkatërron me 5 gola St. Paulin dhe thyen rekordin historik të Bundesligës
Bayern Munich vijon marshimin drejt titullit në Bundesliga, pasi mposhti bindshëm St. Pauli me rezultatin e thellë 5-0 në transfertë. Skuadra bavareze dominoi takimin dhe arriti një moment historik, duke kaluar shifrën e 101 golave në kampionat – rekord që kishte mbetur në fuqi që nga sezoni 1971/72. Ndeshja u zhbllokua shpejt, kur Jamal Musiala realizoi me kokë pas një asistimi të saktë nga Konrad Laimer. Bayern vazhdoi të kontrollojë lojën, por pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol diferencë, pavarësisht rasteve të shumta. Në fraksionin e dytë, gjithçka u bë më e lehtë për miqtë. Leon Goretzka dyfishoi shifrat pas një goditjeje standarde, ndërsa më pas Michael Olise shtoi golin e tretë me një goditje të bukur nga distanca. Bayern nuk u...
Burimi:
top-channel.tv