Botërori si ilaç për shpirtin? DW: Futbolli i bashkon njerëzit
Kampionati Botëror i Futbollit ofron më shumë sesa vetëm ndeshje emocionuese. Sipas psikologes klinike Katie Wood, përjetimet e përbashkëta gjatë ndjekjes së futbollit ndikojnë pozitivisht në gjendjen psikologjike. Pas një goli, njerëzit përqafohen me njëri-tjetrin, edhe pse vetëm pak çaste më parë ishin të panjohur. Fanellat ndërrohen dhe papritur të gjithë festojnë për të njëjtën skuadër. Gjatë një Kampionati Botëror të Futbollit, kjo duket pothuajse krejt normale. Për Katie Wood, psikologe klinike në Universitetin Swinburne në Melburn, këto nuk janë thjesht momente prekëse mes tifozësh. Situata të tilla, thotë ajo, mund të ndihmojnë realisht në ruajtjen e ekuilibrit emocional. “Faktori më i rëndësishëm mbrojtës për shëndetin tonë mendor është ndjenja e lidhjes – lidhja me veten, me njerëzit e tjerë, me komunitetin dhe kulturën tonë”,...
Burimi:
gijotina.com