Botërori/ Nga ‘hajduti i peshqirit’ te kandidatura për Këpucën e Artë të Botërorit

Botërori/ Nga ‘hajduti i peshqirit’ te kandidatura për Këpucën e Artë të Botërorit

Ismael Saibari po jeton momentet më të mira të karrierës së tij, teksa mesfushori i Marokut është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të Kupës së Botës 2026 dhe një kandidat serioz për “Këpucën e Artë” të këtij turneu. Vetëm pak muaj më parë, emri i tij ishte në qendër të vëmendjes për arsye krejtësisht të tjera. Gjatë finales së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Marokut dhe Senegalit, Saibari u bë viral pas një incidenti me portierin senegalez Edouard Mendy, kur kamerat e kapën duke tentuar t’i merrte peshqirin gjatë një momenti tensioni në ndeshje, kjo për mos e lënë kundërshtarin që të shihte krahun e goditjes së penalltive. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe futbollisti maroken u përball me kritika...