Botërori me 48 skuadra, Bergomi: Sa nga 106 ndeshjet në total do të garantojnë spektakël?

Botërori me 48 skuadra, Bergomi: Sa nga 106 ndeshjet në total do të garantojnë spektakël?

11 Qershor 2026 13:11 Alfred Lleshi Giuseppe Bergomi, ish-mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, ka shprehur skepticizëm për formatin e ri të Kupës së Botës me 48 skuadra, që do të zhvillohet për herë të parë në histori. Në një intervistë për “La Nazione”, ai tha: “Mua, ky zgjerim nuk më bind. E kuptoj sensin politik të këtij operacioni, i cili i jep një skenë të madhe futbollit edhe zonave të botës që përndryshe do të mbeteshin të harruara”. Më tej shtoi: “Më lind pyetja: sa nga 106 ndeshjet në program do të garantojnë spektakël të pranueshëm?” Për favoritët, Bergomi veçoi “Tre Luanët”: “Anglia. Nuk e ka fituar titullin prej 60 vitesh, është pothuajse e pabesueshme që nuk ia ka dalë më. Pse duhet...