Mori famë të madhe pas Botërorit, sinqeriteti i Vozinha: Dua një ekip që të dojë si portier, jo si figurë e marketingut
Portieri i përfaqësueses së Kepit të Gjelbër, Vozinha, një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026, ka folur hapur për të ardhmen e tij, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë karrierën edhe për të paktën një ose dy sezone të tjera. Gardiani 40-vjeçar, i cili fitoi admirimin e tifozëve me paraqitjet e tij fantastike në Botëror, deklaroi se prioriteti i tij nuk është fama, por një projekt sportiv serioz. Në një intervistë për CBS, Vozinha u shpreh qartë: “Shpresoj të gjej një ekip që më do për atë që mund të jap si futbollist, jo si figurë marketingu.” Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi portieri është kthyer në një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës pas performancave...
Burimi:
sportekspres.com