“Vajzën po ta besoj ty”, zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë dhe 35-vjeçarit që mbajti peng ish-partneren
Ky është momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij Rozalinda Plakën, të cilën e mbajti peng për 4 orë me radhë. 35-vjeçari e liroi ish-partneren me të cilën kishte pasur një marrëdhënie për afro 9 vite gjatë negociatave të zhvilluara nga Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga News24, efektivi Korroveshaj negocion gjatë gjithë kohës me altoparlant me 35-vjeçarin, i cili qëndronte i ngujuar bashkë me Rozalinda Plakën në mjetin e tij. Pas disa orëve rezistencë, efektivi Korroveshaj afrohet drejt tyre, duke e këshilluar Buzin të mos i bënte keq vajzës, ndërsa një pjesë e negociatave është zbardhur nga gazetarja Xhensila Kodra. PJESË E ZBARDHUR NGA NEGOCIATAT MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!...
Burimi:
sot.com.al