No Image Available

Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?

Foto ilustruese SHBA- Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë për promovim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Qeveria serbe i ka lidhur tri kontrata me firma amerikane për lobim, Dhoma e Tregtisë e ka një dhe dy kontrata janë me kompani private serbe që kanë marrë kontrata fitimprurëse infrastrukturore nga shteti në të kaluarën. Kjo sipas të dhënave nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për "agjentët e huaj", të cilat u analizuan nga Radio Evropa e Lirë (REL). Lobimi në SHBA nuk është i paligjshëm, por kompanitë dhe individët që përfaqësojnë interesa të huaja duhet ta raportojnë atë. Është FARA - Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj – që i detyron ata ta bëjnë këtë. Baza e të dhënave është e disponueshme publikisht dhe...