“Mega-aferat e Ramës nuk janë hetuar”/ Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar institucionet e drejtësisë së re për dështim në luftën kundër korrupsionit, duke deklaruar se shqiptarët kanë shpenzuar afro 500 milionë dollarë për funksionimin e tyre, ndërsa, sipas tij, aferat më të mëdha korruptive nuk janë hetuar deri në fund. Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se mazhoranca mbylli seancën e fundit parlamentare për të penguar opozitën të diskutonte si për Reformën Territoriale, ashtu edhe për bilancin e institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, pas gati shtatë vitesh funksionimi të SPAK-ut, është koha për të bërë një analizë të rezultateve. Këlliçi u ndal te dosja e inceneratorëve, duke pretenduar se hetimet kanë zgjatur me vite, ndërsa dëmi ekonomik është rritur. Ai deklaroi se në rastin e Inceneratorit të...
Burimi:
sot.com.al