Verë e çmendur për futbollin europian, Arsenal tenton që të firmos me Vinicius Junior nga Real Madrid

Verë e çmendur për futbollin europian, Arsenal tenton që të firmos me Vinicius Junior nga Real Madrid

Arsenali po shqyrton seriozisht mundësinë për të realizuar një nga transferimet më të bujshme të verës, duke synuar afrimin e yllit brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, drejtuesit e klubit londinez kanë dhënë miratimin e brendshëm për të eksploruar këtë operacion, edhe pse deri në këtë moment nuk ka negociata zyrtare mes dy klubeve. Trajneri Mikel Arteta e konsideron Viniciusin si profilin ideal për të forcuar krahun e majtë të sulmit. Shpejtësia, aftësitë në duelet një kundër një dhe eksperienca në nivelet më të larta e bëjnë brazilianin një objektiv të ëndrrave për “Topçinjtë”. Megjithatë, realizimi i këtij transferimi mbetet shumë i komplikuar për shkak të kostos së lartë dhe pagës së futbollistit. Nga ana tjetër, Real Madridi vazhdon të...