“Nëse ekipi luan siç duhet, mund të tregoj aftësitë e mia”, Jashari: E tregova se mund të luaj përkrahë Modriçit
Ardon Jashari ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për përvojën e tij deri më tani me Milanin. Mesfushori shqiptar luajti gati 30 minuta përkrahë Modriçit në fushë në takimin e fundit miqësor dhe sipas tij u pa se mund të luajnë edhe së bashku e jo të jenë zëvendësues të njëri-tjetrit. Jashari ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e tij, ndërsa ka shtuar se nëse skuadra luan siç duhet, atëherë ai mund të tregojë cilësitë e tij në fushë. “Ky është vendimi i trajnerit, por të luash me Lukën është fantastike. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe të ndash fushën me të është e pabesueshme. Luajtëm 30 minuta së bashku kundër Interit dhe mendoj...
Burimi:
sportekspres.com