Shansi i fundit për De Bruyne me shokë, publikohet lista e Belgjikës për në Botërorin 2026, grumbullohet edhe Lukaku

Shansi i fundit për De Bruyne me shokë, publikohet lista e Belgjikës për në Botërorin 2026, grumbullohet edhe Lukaku

Kombëtarja e Belgjikës ka konfirmuar zyrtarisht skuadrën me 26 lojtarë për Botërorin 2026, duke shënuar praktikisht fundin e epokës së famshme të “Gjeneratës së Artë”. Trajneri Rudi Garcia ka zgjedhur një kombinim mes eksperiencës dhe talenteve të rinj, por shumë prej yjeve që e çuan Belgjikën në majat e futbollit botëror tashmë janë larg formës së tyre më të mirë ose jashtë ekipit. Në listë nuk mungojnë emrat e mëdhenj si Thibaut Courtois, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku, të cilët pritet të udhëheqin “Djajtë e Kuq” në Amerikën e Veriut. Në repartin defensiv, Belgjika do të mbështetet te Timothy Castagne, Maxim De Cuyper, Zeno Debast dhe Arthur Theate. Mesfusha do të drejtohet nga veterani Kevin De Bruyne së bashku me Youri Tielemans dhe Amadou...