Gjeti saktë 3 kampionët e fundit të Botës/ Formula ekonometrike zbulon fituesin surprizë të Botërorit 2026
Modeli ekonometrik që gjeti saktë tre kampionët e fundit të botës ka folur sërish. Joachim Klement, njeriu që parashikoi me saktësi absolute triumfin e Gjermanisë në 2014, Francës në 2018 dhe Argjentinës në 2022, ka publikuar formulën e tij për Botërorin 2026. Ky model nxjerr në dritë një fitues surprizë që thyen traditën e viteve të fundit. Kush është njeriu pas formulës që “lexon” Botërorët? Ndonëse shpesh në media etiketohet thjesht si “matematicien”, Joachim Klement është në të vërtetë ekonomist dhe strateg investimesh në bankën e njohur Panmure Liberum në Londër. Modeli i tij nuk bazohet në matematikë të pastër, por në ekonometri, një gërshetim i statistikave dhe të dhënave socio-ekonomike. Ajo që nisi fillimisht si një shaka mes kolegësh për të ironizuar profesionin e...
Burimi:
top-channel.tv