Alarm te Gjermania në prag të Botërorit, dëmtohet talenti i Bayernit të Mynihut, Nagelsmann i shqetësuar

Alarm te Gjermania në prag të Botërorit, dëmtohet talenti i Bayernit të Mynihut, Nagelsmann i shqetësuar

Julian Nagelsmann ndez sirenat e alarmit në Gjermani teksa konfirmoi se Lennart Karl pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore në prag të ndeshjes së fundit miqësore përpara Botërorit, atë me SHBA që do të luhet ditën e shtunë. Sulmuesi 18 vjeçar, një prej futbollistëve më premtues të skuadrës 4 herë kampione të botës duhet të merrte shërbimin mjekësor fillimisht në Soldier Field të Chicagos dhe më pas u dërgua në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësorë që do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit Trajneri i Die Mannschaft dha detajet e momentit dhe kërkoi qetësi. ‘Për fat të keq, Lennart u dëmtua sot gjatë një stërvitje, nuk duket mirë. Tani të shkojmë në spital për një vlerësim.Ju lutem mos e ndiqni, lëjeni të pushojë. Duhet...