Botërori 2026/ Fundoset samba braziliane, Haaland e çon Norvegjinë në çerekfinale
Një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës i jep fund aventurës. Brazili është eliminuar në fazën e 1/8-ave të Botërorit, pasi u mposht 2-1 nga Norvegjia, me një Erling Haaland të pandalshëm që vulosi kualifikimin historik të skandinavëve. Edhe pse “Seleçao” e nisi takimin më mirë dhe pati mundësinë ideale për të kaluar në avantazh që në pjesën e parë, Bruno Guimarães shpërdoroi një penallti, me portierin Ørjan Nyland që u shndërrua në heroin e norvegjezëve duke pritur goditjen. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Norvegjia mori kontrollin e sfidës në fraksionin e dytë. Në minutën e 79-të, Andreas Schjelderup dhuroi një asist perfekt për Erling Haaland, i cili me një goditje të saktë me kokë mposhti Alissonin dhe kaloi norvegjezët në...
Burimi:
ntv.al