Botërori 2026/ Çmenduri në minutën e 95-të, Gana fiton 1-0 kundër Panamasë

Botërori 2026/ Çmenduri në minutën e 95-të, Gana fiton 1-0 kundër Panamasë

Mëngjesin e kësaj të enjteje me kohën shqiptare, Gana fitoi 1-0 kundër Panamasë në ndeshjen e Grupit L në Kupën e Botës 2026. Një gol në limite i dha tri pikë me shumë peshë ‘Yjeve të Zinj’. Ndeshja kishte shumë raste, një luftë fizike në mesin e fushës dhe grintë nga të dyja skuadrat për të marrë tri pikët. Mirëpo, duhej minuta e pestë shtesë kur një ‘shpërthim’ në krah nga Thomas-Asante bëri që topi të përfundonte në këmbët e Caleb Yirenkyi, me 20-vjeçarin që e ndali sferën në rrjetë për të kaluar festën te kombi afrikan. Debutim ëndrrash për Caleb Yirenkyi në Kupën e Botës, teksa në 12 ndeshje me Ganën ka shënuar dy gola. Mesfushori i FC Nordsjaelland vlen 10 milionë euro në...