Botërori 2026/ Belgjika dominon SHBA-në, e mposht 1-4 dhe merr biletën për tu ndeshur me Spanjën
Belgjika është bërë kombëtarja e radhës që ka marrë biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026. Për ta merituar këtë, djemtë e Rudi Garcias fituan 1-4 mëngjesin e kësaj të marte kundër vendasve të SHBA-së në fazën e 1/8-ave. Tanimë Belgjika gjen përballë Spanjën në ndeshjen që do të luhet më 10 korrik në orën 21:00. Përballje nisi me dëshirën e Belgjikës për t’u hedhur në sulm. Goli i parë i ndeshjes nuk do të vononte pasi Charles De Ketelaere kaloi Belgjikën në epërsi pas nëntë minutave lojë. Një hutim në prapavijën e vendasve bëri që Raskin të pasonte bukur dhe De Ketelaere nuk gaboi me portën e boshatisur. SHBA-ja u përgjigj në minutën e 31-të duke barazuar rezultatin me goditjen e...
Burimi:
ntv.al