Botërori 1998, vjen zbulimi tronditës: “U detyruam t’i pezullonim testet antidoping ndaj Francës”
4 Gusht 2026 10:49 Alfred Lleshi Ish-ministrja franceze e Sportit, Marie-George Buffet, ka deklaruar se kontrollet e papritura antidoping ndaj kombëtares së Francës u pezulluan para Botërorit 1998. Deklarata, e bërë publike nga televizioni “Bfmtv”, është pjesë e dokumentarit “Zidane, fabrika e një legjende”, kushtuar trajnerit të ri të “Les Bleus”. Pas një testi të paparalajmëruar ndaj lojtarëve francezë gjatë grumbullimit në Tignes në vitin 1997, trajneri Aimé Jacquet dhe Federata Franceze kishin protestuar, duke e konsideruar kontrollin si pengesë për përgatitjet e skuadrës. Më pas, Alain Garnier, mjeku i ngarkuar nga Ministria e Sportit për kryerjen e testeve në Tignes, tha në dokumentar se Buffet i kishte kërkuar me gojë të “mos i shqetësonte më francezët deri në Kupën e Botës”, të cilën Franca e...
Burimi:
telesport.al