Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Taranto. Mundësit kuqezi siguruan tri medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë. Islam Dudaev u shpall kampion, duke fituar medaljen e artë, ndërsa Zelimkhan Abakarov mori medaljen e argjendtë. Ardit Zeneli e mbylli garën me medalje bronzi. “Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.