Bernardo Silva: Kur më kërkoi Real Madridi, nuk hezitova asnjë çast. Klubi më i madh në historinë e futbollit

Bernardo Silva: Kur më kërkoi Real Madridi, nuk hezitova asnjë çast. Klubi më i madh në historinë e futbollit

Bernardo Silva ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re te Real Madridi. Pas një karriere të mbushur me suksese, veçanërisht me fanellën e Manchester City, mesfushori portugez zgjodhi të hapë një kapitull të ri duke u transferuar këtë verë te “Los Blancos”, pavarësisht se në vitet e fundit ishte lidhur shpesh edhe me Barcelonën. Lojtari 31-vjeçar zhvilloi stërvitjen e parë nën drejtimin e José Mourinhos dhe në ditën e debutimit në Valdebebas foli për emocionet e tij në një intervistë për “Marca”: “Kur Real Madridi më kontaktoi, ishte e pamundur të thoja jo. Nuk e mendova as për një sekondë përgjigjen pozitive”. Portugezi foli për magjinë e klubit madrilen: “Pasi e ke përballuar Real Madridin shumë herë si kundërshtar, kupton sa speciale është të...