Barcelona e nis mirë, por nuk ia del dot deri në fund. PSG fiton edhe në ndeshjen e kthimit (video)
Janë mësuar sonte dy ekipet e parë gjysmëfinaliste për këtë sezon në Champions League: Atletico Madrid dhe PSG. Atletico Madrid është mposhtur 1-2 nga Barcelona në “Metropolitano”, por falë fitores 0-2 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, madrilenët shkojnë në gjysmëfinale. Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 4-të, me anë të Lamine Yamal. Pas një topi të humbur nga Clement Lenglet dhe asistit të Ferran Torres, Lamine Yamal e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetën e portierit Juan Musso. Në minutën e 24-të, pas një aksioni të gjatë të katalanasve dhe asistit të Dani Olmo, ishte Ferran Torres që dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Nuk kaloi shumë dhe erdhi reagimi i Atletico-s,...
Burimi:
telesport.al