Barcelona bëhet gati të marrë një emër të madh në ekip, Leao mund të jetë lojtari më i ri i Flick

Barcelona bëhet gati të marrë një emër të madh në ekip, Leao mund të jetë lojtari më i ri i Flick

Tregu i transferimeve në Barcelonë po merr një kthesë drastike dhe të papritur. Heshtja e menaxhmentit ndaj ofertës prej 80 milionë eurosh nga klubet saudite për Raphinha-n sugjeron se klubi po shqyrton seriozisht ndryshimin e planeve. Paralelisht, vendimi për të mos ndjekur Marcus Rashford krijojnë hapësirë për një emër të madh. Në qendër të këtij operacioni qëndron Rafael Leão. Ylli portugez, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Milani, është prej kohësh “ëndrra” e presidentit Joan Laporta. Strategjia duket e qartë: shitja e Raphinha-s do të siguronte fondet e nevojshme për të realizuar këtë goditje të bujshme. Nëse skenari realizohet, konkurrenca mes Leão-s dhe Gordon-it në krahun e majtë do të krijonte një repart sulmues vërtet të frikshëm. Edhe pse bëhet fjalë për...