Avdullahu zgjati kontratën me Hofenheim, mbetet shumë vite në Bundesligë
Vijojnë lëvizjet e lojtarëve shqiptarë në klubet e ndryshme europiane. Një pjesë po rinovojnë kontratat aktuale. Kështu, klubi gjerman i Bundesligës, TSG Hofenheim, ka njoftuar zyrtarisht se e ka zgjatur para kohe dhe për një periudhë afatgjatë kontratën me mesfushorin Leon Avdullahu, duke e siguruar vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Avdullahu konsiderohet si një nga shtyllat e sezonit aktual te Hofenheimit, ndërsa klubi e sheh atë si pjesë kyçe të projektit të së ardhmes. Drejtori sportiv i klubit, Andreas Shiker, e vlerësoi shumë lart zhvillimin e mesfushorit të ri. “Leoni është një shembull perfekt se si mund të zhvillohet një lojtar i ri këtu te TSG. Jam shumë i lumtur që ai dëshiron ta vazhdojë këtë rrugëtim të suksesshëm me...
Burimi:
sot.com.al