Atl. Madrid-Arsenal/ Nis gjysmëfinalja e dytë në “Metropolitano”, skuadrat duan fitoren
Atletico Madrid dhe Arsenal zbresin në fushë për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Champions League. Arsenali konsiderohet si favorit për të kaluar në finale, ndërsa Atletico synon të bëjë surprizën, ashtu siç bëri javën e kaluar me Barcelona-n. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare: trajnerët Diego Simeone dhe Mikel Arteta kanë konfirmuar titullarët e tyre për këtë ndeshje vendimtare. Kujtojmë se gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, ku ndeshja e parë përfundoi me fitore dramatike 5-4 për francezët në Paris.
Burimi:
sot.com.al