As Vitinha, as Bernardo Silva apo Joao Neves. Mourinho zgjedh një tjetër portugez për mesfushën e Real Madridit

As Vitinha, as Bernardo Silva apo Joao Neves. Mourinho zgjedh një tjetër portugez për mesfushën e Real Madridit

9 Qershor 2026 16:47 Telesport Pas transferimit të Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konate, përforcimi i radhës i Real Madridit duket se do të jetë në mesfushë. Janë përmendur disa emra si Enzo Fernandez, apo portugezët e PSG-së, Joaoa Neves apo Vitinha, por mesa duket Jose Mourinho ka një tjetër emër në mendje për mesin e fushës. AS zbulon se Mourinho ka kërkuar transferimin e Mateus Fernandes, mesfushorit 21-vjeçar, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me West Ham. Portugezi është ndër emrat më të kërkuar nga klubet e mëdha në treg. Agjenti i Mateus Fernandes është Jorge Mendes, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i Mourinho-s dhe po punon për të finalizuar sa më shpejt marrëveshjen. Çmimi i vendosur nga West Ham për Mateus Fernandes...