Armando Broja drejt Serisë A, Kaljari dhe Udineze shfaqin interes për shqiptarin

Armando Broja drejt Serisë A, Kaljari dhe Udineze shfaqin interes për shqiptarin

Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares mbyllën angazhimet me skuadën përfaqësuese dhe tani janë me pushime, në pritje të thirren nga klubet e tyre për të bërë fazë përgatitore për sezonin e ardhshëm. Një pjesë do të vazhdojnë të luajnë me klubet e tyre ku kanë kontratë, por ka të tjerë që po mendojnë për destinacionet e reja. Bëhet fjalë për lojtarët që u ka skaduar kontrata me klubet, apo ata që po shihen si mundësi huazimi. Mes emrave më të spikatur që po shqyrtohet në treg është Armando Broja, por nuk mbeten pas edhe sulmuesit Ernest Muçi e Mirlind Daku, si dhe mesfushori Kristjan Asllani. Nga mbrojtësit mbetet të shihet e ardhmja e Elseid Hysajt, Berat Gjimshitit dhe Marash Kumbullës. Ky i fundit kthehet te...