Argjentinasit provokojnë anglezët, këndojnë për ishujt Falkland

Argjentinasit provokojnë anglezët, këndojnë për ishujt Falkland

Gjysmëfinalja mes Argjentinës dhe Anglisë duket se nuk do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, por edhe një luftë nervash dhe provokimesh mes dy vendeve që prej më shumë se 40 vitesh janë në konflikt me njëra-tjetrën. Shkak kësaj here është bërë kënga me titullin “Ylli i katërt” që futbollistët argjentinas këndojnë pas çdo fitoreje në Botëror, në tekstin e së cilës, mes të tjerash, përmenden edhe Ishujt Falkland, të pretenduar prej dekadash nga të dyja shtetet dhe që në vitin 1982 u bënë shkak për një luftë disa ditore mes tyre. Kjo situatë që përzien politikën me sportin u përsërit edhe pas sfidës me Zvicrën, ku lojtarët argjentinas kënduan në kor vargjet e kësaj kënge. Megjithatë, FIFA ka vendosur të mos e ndëshkojë përfaqësuesen...