Apolonia dhe Lushnja zyrtarisht në Kategori të Dytë, e Para mbyllet nesër në Korçë
U zhvilluan 5 ndeshjet e javës së fundit të kampionatit të Kategorisë së Parë. Dy skuadra me traditë në futbollin shqiptar si Apolonia dhe Lushnja zbritën automatikisht një kategori më poshtë ndërsa Kukësi pas fitores së sotme me Besën 2-1 i bashkohet AF Luftëtarit në fazën play out. Gjirokastritët mposhtën Pogradecin 3-0. Ndërkaq në play off ngjitje, përpos Pogradecit dhe Ilirisë sot e siguruan edhe Kastrioti dhe Besa.Mbetën jashtë kësaj zone Burreli dhe Korabi të cilët janë skuadrat që u renditën në vendet 7-të dhe 8-të. Ky edicion me 33 javë mbyllet nesër me finalen për titullin kampion ndërmjet Skënderbeut dhe Laçit (17:00). Kategori e Parë, java e 33 (e fundit): AF Luftëtari- Pogradeci 3-0 Kukësi- Besa 2-1 Korabi- Iliria 1-1 Apolonia- Burreli 4-4 Lushnja-...
Burimi:
sportiim.al