Amorim kërkon të sjellë te Milan lojtarin e tij “të besuar” kur ishte te Man. United
12 Korrik 2026 16:04 Telesport Ruben Amorim ka piketuar lojtarin që i nevojitet më së shumti për mbrojtjen e tij te Milan. Portugezi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit kuqezi transferimin e Noussair Mazraoui, të cilin e njeh mjaft mirë që nga koha kur drejtonte Man. United. Marokeni ishte një nga lojtarët më të besuar për Ruben Amorim dhe ishte titullar i padiskutueshëm. Ai ka provuar vetën si mbrojtës i djathtë në pozicionin e tij natyral, por edhe në qendër të mbrojtjes. Mazraoui është nën kontratë me Manchester United deri në verën e vitit 2028, me opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër. Vlera në treg e marokenit sipas Transfermarkt është 18 milionë euro, por me siguri që drejtuesit e “Djajve të Kuq”...
Burimi:
telesport.al